06 nëntor 2026– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë zonën së Mamurrasit, ku ndodhen të depozituara sasi të mëdha bimësh medicinale.

Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Kurbinit, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe neutralizimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në objekte përreth.

Aktualisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

/tvklan.al