Pas plazhit, mbrëmjet në Durrës janë shndërruar në një nga momentet më tërheqëse për pushuesit.
Me rënien e temperaturave, shëtitorja “Taulantia”, Bulevardi “Dyrrah” dhe sheshet e qytetit gjallërohen nga qindra qytetarë e turistë, që zgjedhin të kalojnë orët e mbrëmjes buzë Adriatikut.
Vizitorë nga vende të ndryshme të Europës tregojnë se jo vetëm deti, por edhe atmosfera e mbrëmjes është ajo që i bën të rikthehen në Durrës.
“Vij nga Franca dhe është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Më pëlqen shumë Durrësi, moti, era dhe perëndimi i diellit. Gjithçka është e mrekullueshme”, tha një turiste.
“Jam nga Hungaria, por jetoj në Angli me familjen time. Nuk është hera e parë që vij këtu. Më pëlqen gjithçka dhe e dua shumë Shqipërinë”, tha një turiste.
“Vij nga Hungaria. Më pëlqen shumë Durrësi, shëtitjet buzë detit dhe atmosfera. Patjetër që do të kthehem përsëri”, tha një turiste.
Perëndimi i diellit, me ngjyrat karakteristike mbi horizont, krijon një panoramë që tërheq vëmendjen e vizitorëve.
Shumë prej tyre ndalojnë për të fotografuar momentin, ndërsa të tjerë zgjedhin ta përjetojnë thjesht duke soditur detin.
Mes freskisë së detit, shëtitjeve dhe atmosferës së gjallë, mbrëmjet verore po kthehen në një tjetër arsye që turistët zgjedhin Durrësin, duke e bërë qytetin tërheqës edhe shumë pasi dielli ka perënduar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
