Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan Majlinda Frangaj është nderuar me çmimin e rëndësishëm “Capitolino d’Oro homazh Ruxherit II nga Akademia Norman. Znj.Frangaj shërben si ambasadore e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe është vlerësuar për veprimtarinë e saj në sektorin diplomatik.

Majlinda Frangaj e mori detyrën në Vatikan në Tetor 2023 dhe Letrat Kredenciale ju pranuan nga vetë Papa Françesku në Pallatin Apostolik. Rrugëtimi i saj në diplomaci ka njohur vetëm progres, aq sa Akademia Norman i ka ndarë në Romës vlerësimin e rëndësishëm.

Çmimi “Capitolino d’Oro”, jepet çdo vit për personalitete nga bota e solidaritetit shoqëror, politikës, ekonomisë, punës kërkimore-shkencore, shkencës dhe shoqërisë civile. Senati Akademik i Institucionit zgjedh kandidatët dhe përmes çmimit atij i njihen meritat në fushën për të cilën punon.

Ambasadorja shqiptare Majlinda Frangaj është vlerësuar për veprimtarinë e saj në sektorin diplomatik.

Menjëherë pas këtij nderimi të rëndësishëm për një diplomat, më datë 2 Korrik ambasadorja Frangaj është pritur në takim nga Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Maltës Fra John Dunlape, i cili ka pranuar Letrat e saj Kredenciale për Ambasadore.

Majlinda Frangaj është e diplomuar në Shkenca Politike, me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Università degli Studi di Perugia). Më vonë, ajo ka marrë dhe një diplomë Master në Mbrojtjen Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (Università La Sapienza, në Romë) dhe një diplomë Master në Çështjet e Komunitare dhe Politikat e Inovacionit, me specializim në Bashkëpunim Ndërkombëtar (Istituto Europeo per la Formazione e l’Orientamento, Romë).

Zonja Frangaj është eksperte në të drejtën krahasuese të feve si dhe në të drejtën islame dhe afrikane, në Universitetin e Perugias, Fakulteti i Shkencave Politike, deri tani ka kryer detyra të ndryshme: gazetare dhe producente në Departamentin e Programacionit; Sekretare e Parë dhe Konsulle (2010 – 2012), Ministre Këshilltare dhe Konsulle (2012 – 2014), Ministre Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me Punë ad interim (2014 – 2015), Ministre Fuqiplotë (2015 – 2017) Ministre Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me Punë ad interim (2017 – 2023) në Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.