Plagosen 4 pasagjerët, policia arreston shoferin: Ishte në gjendje të dehur

4 persona mbetën të plagosur në një aksident të ndodhur në qytetin e Lezhës. Ata udhëtonin me një automjet që drejtohej nga një 57-vjeçar i cili u vu në pranga, pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. H., 57 vjeç, banues në Lezhë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet”, tha policia në një njoftim për mediat/tvklan.al