Një këmbësore humbi tragjikisht jetën këtë të diel në Kamëz pasi u përplas nga një automjet. Viktima është Fatbardha Muça, 46-vjeçe. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ajo gjeti vdekjen, kur shoferi i një makine humbi kontrollin dhe pasi u përplas me një tjetër mjet, goditi edhe dy kalimtaret që u gjetën në atë moment në rrugë.  

“Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore). Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al