Këto janë pamjet e një aksidenti të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në autostradën Fier-Vlorë. Dy persona përfunduan me makinë jashtë rruge pranë zonës së Novoselës, për shkaqe momentalisht të paqarta.

Gazetarja Anila Sefa, e cila përcjell edhe videon më lart, thotë se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkoi policia e cila pritet të përcaktojë shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidenti./tvklan.al