Një këmbësore 64-vjeçare humbi tragjikisht jetën këtë të diel, më 28 dhjetor, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.

Policia e Elbasanit, në një njoftim për mediat, tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, një 31-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/tvklan.al