Një burrë gjeti vdekjen këtë të martë në Shkodër, në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, në fshatin Beltojë.

Viktima është një 68-vjeçar, i cili po lëvizte me motoçikletë kur u përplas nga një makinë, në timonin e së cilës ndodhej shoferi me iniciale H. M.

Përplasja qe e fortë dhe fatkeqësisht 68-vjeçari humbi jetën. Autoritetet policore thonë se po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al