Ngjarja në dalje të qytetit të Elbasanit

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në rrugën Elbasan-Bradashesh, ku një person rreth 60-vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, është përplasur për vdekje nga një automjet.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti.

Tv Klan