16 nëntor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor të moshuar, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
