Plagosen 2 persona, shkak shpejtësia e lartë

Ka qenë rruga e fundit për në punë për 19-vjeçaren nga Zharneci i Divjakës, Elsa Meçi. Ajo humbi jetën pasi makina që drejtohej nga i fejuari i saj, 25-vjeçari Vilzon Hoxha doli nga rruga në afërsi të plazhit dhe u përplas me një pemë.  

Pasojat kanë qenë fatale për të renë, e cila ishte ulur në sediljen e përparme ndërsa i fejuari i saj dhe një tjetër pasagjer i identifikuar si Daniel Doda, 23 vjeç nga Vlora kanë mbetur të plagosur. 

Fillimisht ata u dërguan në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën, por më pas u nisën për në spitalin e Traumës në Tiranë, pas gjendja shëndetësore e tyre u rëndua.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia tej normave të lejuara. 25-vjeçari Hoxha ka nxituar për të dërguar në punë të fejuarën e cila ishte kuzhiniere në një nga lokalet në plazhin e Divjakës. 

Për të nxjerrë viktimën nga mjeti, është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikëses.

Tv Klan