Kjo veturë me të cilët gazetarët e huaj kishin udhëtuar drejt Prekazit më 5 dhe 6 Mars të vitit 1998 është kthyer në Prishtinë dhe do të qëndrojë këtu për tre muaj sa është e hapur ekspozita që shënon 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë që  shfaq mbulimin mediatik të luftës krahas veprave artistike që trajtojnë me trashëgiminë e saj.

Nëpërmjet artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët udhëtojnë nëpër historinë dhe trashëgiminë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN Kosova: E kemi të pasqyruar në këtë ekspozitë historinë e rezistencës paqësore që u mbajt, rezistenca e armatosur duke mbledhur 30 orë materiale të xhirimeve që janë bërë prej gazetarëve të ndryshëm lokalë dhe të huaj.

Të shumtë janë turistë të ndryshëm, qytetarë të vendit por edhe grupe të organizuara që po e vizitojnë këtë ekspozitë.

Ndonëse i ri në moshë artisti Vullnet Jakupi me gdhendje me gjilpërë në pllakë të aluminit ka paraqitur shtëpitë shkolla, inspiruar nga tregimet e gjyshit të tij.

Vullnet Jakupi, artist: Janë 8100 shtëpi të cilat ishin lëshuar për shkolla. Këto 8100 kulme ku shumë më herët para 24 viteve edhe më tutje janë strehuar dhe janë marrë studentë për të mbajtur gjallë arsimin.

Synim është që kjo ekspozitë të lëviz edhe në vende të tjera të botës.

Gazmend Ejupi, kurator: Mirëpo duhet që të bashkëngjiten dëshmi nga shtete të tjera të cilat kanë të bëjnë me luftë, emigrimin ose me kriza të tjera që kanë politike.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në fillim të Shtatorit.

Klan News