20 nëntor 2026 – Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj të tjerë, në negociatat e tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Shteti malazez ka hapur gjithsej 33 kapituj, ndërsa deri më tani ka mbyllur 25 prej tyre.

Lajmi për mbylljen e dy kapitujve të tjerë, u njoftua nga Presidenca irlandeze e Këshillit të Bashkimit Europian. Këta të fundit, e cilësuan këtë hap të Malit të Zi, si një përparim të rëndësishëm drejt përfundimit të të gjithë kapitujve të negociatave, në rrugën drejt BE-së.

“Përparimi i sotëm nënvizon përkushtimin e vendosur të Presidencës irlandeze ndaj zgjerimit të BE-së. Me mbylljen e përkohshme të dy kapitujve të tjerë negociues me Malin e Zi, numri i përgjithshëm i kapitujve të mbyllur ka arritur në 25. Nëntë prej tyre janë mbyllur gjatë Presidencës irlandeze”, tha ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen e Irlandës, Thomas Byrne.

Edhe pse Mali i Zi është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, vlen të theksohet se mbyllja e këtyre kapitujve është e përkohshme.

Sipas parimeve bazë të negociatave, marrëveshjet për kapitujt e veçantë, nuk cilësohen si të mbyllura përfundimisht, deri sa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të gjithë kapitujt.


/tvklan.al