Zv/kryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka deklaruar se institucionet shtetërore do të ngrihen në këmbë për të mbrojtur qytetarët dhe konsumatorët nga rritja e çmimeve madje për te nisur me kufizimin e marzhit të fitimit. Sipas Gjeloshajt thotë se rritja e pagave do të jetë është vetëm një përgjigje ndaj rritjes së çmimeve.
“Me duhet që të pranoj çmimet në Mal të Zi të jenë më të larta se ato në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë situatë duhet që institucionet shtetërore të ngrihen në këmbë për të mbrojtur qytetarët dhe konsumatorët. Agjencia e Mbrojtjes së Konkurrencës dhe inspektorët e tregut duhet që të monitorojnë zhvillimet e tregut në përputhje me rrethanat. Mendoj se që nga data 1 janar do të kufizojmë marzhet e fitimit për një të pestën e të gjitha produkteve në një treg”, tha Nik Gjeloshaj.
Gjeloshaj tha se shteti do t’i mbështesë qytetarët përmes masave të tjera sociale në mënyrë që standardi i jetesës të mos rrezikohet.
/tvklan.al












Botërori 2026 
