Noemi është një vajzë e veçantë, sa e fortë, aq edhe emocionale. E diagnostikuar me sindromën down, ajo nuk është dorëzuar kurrë për të qenë si gjithë tjetër. E talentuar në shumë fusha, por më shumë në muzikë, kur dhe numër më shumë se 6 këngë.

Me zgjuarsinë dhe artikulimin e saj ajo është një mbështetje shumë e madhe emocionale për të moshuarit e qendrës së familjes.

Megjithatë duket se në zemrën e Noemit ka një boshllëk, ajo është mungesa e babait. Ajo nuk ka rritur që ta njohë sepse ai ka ndërruar jetë para lindjes së saj. Me lot në sy ajo shprehet se i ngjan shumë atij dhe se ai i mungon tej mase shumë.

Ardit Gjebrea: Si të shkojnë punët?

Noemi: Shumë mirë!

Ardit Gjebrea: Ku punon?

Noemi: Punoj në kompaninë time.

Ardit Gjebrea: Çfarë bën atje?

Noemi: Jap mbështetje psikologjike banorëve.

Ardit Gjebrea: Si ua jep ti këtë mbështetje?

Noemi: Duke u qëndruar pranë, duke i dhënë mbështetje, duke i dhënë energji pozitive dhe banorëve. Energjia pozitive për mua është shumë e rëndësishme, sepse kur dikush të lumturon unë e quaj si energji.

Ardit Gjebrea: Dhe ti e jep këtë energji. Kam dëgjuar që ke prirje artistike, çfarë të pëlqen ty?

Noemi: Më pëlqen që të këndoj.

Ardit Gjebrea: Po kujt i ke ngjarë ti?

Noemi: Sigurisht që babit. Po babi ka vdekur.

Ardit Gjebrea: Nuk e ke njohur babin?

Noemi: Jo!

Ardit Gjebrea: E ke parë vetëm në fotografi?

Noemi: Po. Më mungon shumë. Malli më djeg për të. Ndjehem e emocionuar sepse nuk e kam parë, më ka vdekur. Dua shumë që ta ndjej aromën e tij, por nuk e kam më.

/tvklan.al