Ndërsa emocionet e kampionatit po rriten dhe pritshmëritë për ekipet bëhen gjithnjë e më të mëdha, diskutimet nuk munguan as për rolin e SHBA-ve, si organizatore dhe pretendente në këtë turne.
Në emisionin “Kampionët e Botës”, këtë të enjte, më 2 korrik, të ftuarit moderatorja e TV Klan, Oljana Maloku dhe balerini Gerd Vaso ndanë këndvështrime të ndryshme mbi potencialin e Amerikës, duke theskuar mbi ndikimin e organizimit ashtu edhe mbi aftësinë e skuadrës për të sfiduar ekipet të tjera.
Në raport me rolin e SHBA-ve në këtë kampionat, moderatorja Oljana Maloku pohoi se Amerika e ka tashmë një sfidë me veten si një vend organizator.
“E ka një sfidë me veten për ta mbajtur si një nga organizatoret dhe po i shijon ky momentum sepse pjesa e marketingut atje është mjaft e fortë dhe benefitet që vijnë dhe në këtë drejtim janë shumë të mëdha. Ka një sfidë me veten për ta fuqizuar dhe më tej futbollin sepse po ndjen lezetin për momentin”
Një tjetër qasje pati edhe balerini Gerd Vaso, i cili e hodhi poshtë idenë se Amerika do të kualifikohet ndaj Belgjikës dhe do të synojë të shkojë më tej në turne.
“Unë nuk e shikoj Amerikën kështu siç diskutohet dhe biles nuk e shikoj që mund të kalojë as Belgjikën. Me gjithë problemet që mund të ketë pasur Belgjika ka elementë shumë më të mirë se Amerika. Ndoshta kjo do të jetë përballja e vërtetë e Amerikës kur të takohet me Belgjikën dhe aty do të shohin nëse Amerika vlen apo është kjo forca që po diskutohet.”
/tvklan.al












Botërori 2026 
