Fejesa për Silvanën, nuk ishte periudha e saj më e lumtur. Përkundrazi, ajo tregon se i fejuari pinte shumë alkool, madje edhe ditën e fejesës ishte tapë. Por, më e rënda ndodhi para syve të nënës së saj.
Në rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty” ajo tregon se mamaja, gjeti burrin e saj në një krevat me një mashkull tjetër. Ishte ky moment tronditës, që i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin.
Silvana: Iku në Itali, u kthye në dhjetor. Nuk është se isha me të, isha gjithmonë te mami im. Vinte më takonte si gjithmonë tapë. Gjatë kësaj kohe unë si e fejuar me të, apo si burrë, se isha e martuar edhe me dokumente nuk është se dola.
Ardit Gjebrea: Po ai të donte?
Silvana: Nuk e besoj! Për aq kohë sa nuk ishte afër meje. Nuk dilte me mua si të fejuar, apo si të martuar, nuk e besoja këtë gjë.
Ardit Gjebrea: A e kuptuan më në fund prindërit, që kjo ishte një lidhje e pamundur?
Silvana: Mami im e kuptoi, sepse nuk është se ndodhi vetëm kjo. Kur erdhi në dhjetor në Shqipëri, mami doli një ditë për pazar dhe shkon tek shtëpia, ku rrinin. Shkon që të flasë me atë. Troket, i hap derën dhe në atë moment nuk kishte gjë më tronditëse për një nënë, e gjen me një mashkull në krevat dhe i thotë “çfarë bën ai aty, ai është vendi i vajzës sime”.
Mami si e tmerruar ikën dhe më tregon historinë se çfarë kishte ndodhur. Ikën në janar për në Itali dhe atëherë vendosa që ta lija, mami im ishte dakord nuk ishte kundër që unë ta lija, sepse e pa. Por, i vinte edhe turp nga njerëzit e afërt. I them më ndihmo që të iki në Itali tek vëllai im dhe ata do të mendonin që unë do të isha te burri dhe në fakt kështu ndodhi. Menduan që unë isha në Itali te burri.
Ardit Gjebrea: Po divorcin, kur e ke bërë?
Silvana: Pas 6-7 muajsh.
/tvklan.al












Botërori 2026 
