Rei Manaj është vetëm tre hapa larg historisë me fanellën e Kombëtares shqiptare.
Me 4 golat e realizuar në këtë Ligë Kombesh, sulmuesi kuqezi ka arritur kuotën e 15 golave në total duke parakaluar Alban Bushin në vendin e dytë të goleadorëve më të mirë të historisë.
Kreu që mbahet nga Erjon Bogdani është vetëm 3 realizime larg dhe 29-vjeçari ka shanse reale për të marrë kreun e rënditjes.
Manaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë të këtij edicioni në Nations League, ku gjeti rrugën e rrjetës me San Marinon, në dy ndeshjet me Finlandën dhe këtë të fundit kundër Bjellorusisë.
Golat e tij kanë pasur peshë të madhe në rezultate, pasi kane sjellë 10 fitore, 2 barazime dhe humbjen me Finlandën.
Pa harruar golin historik me Serbinë në Leskovc. Rrugëtimin e golave e ka nisur në miqësore kundër Kosovës në nëntorin e vitit 2015.
Fakti që ka fituar statusin e titullarit me kuqezinjtë ka shtuar besimin tek 29-vjeçari, që gjithashtu po bën mjaft mirë në Ligën e parë turke me skuadrën e Sivasporit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
