Veliaj: Shërbimi do të ofrohet edhe në periferi të Tiranës

Nga e hëna në Tiranë do të hapen edhe 4 pika të tjera të testimit të shpejtë për Covid, duke e çuar në 10 numrin total të tyre. I shoqëruar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Shëndetësisë inspektoi qendrën e re shëndetësore ‘Kodra e Diellit’, të ndërtuar me programin e 300 qendrave shëndetësore.

“Në Tiranë kemi 6 pika testimi dhe nga dita e hënë do të kemi edhe 4 pika të reja, pra 10 pika në Tiranë që do ti dedikohen testimit të shpejtë, nëpërmjet testit të shpejtë të antigenit që kryhet nga epidemiologe të trajnuar dhe që sigurisht rrisin shpejtësinë e bërjes së testit, shkurtojnë kohën e pritjes dhe bëjnë atë që ne synojmë, kapjen e hershme, izolimin e rasteve dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit”

Kjo qendër shëndetësore do u shërbejë afro 12 mijë banorëve të kësaj zonë. Kryebahskiaku Veliaj tha se tashëm qytetarët po marrin shërbime me standarde si në qendër edhe në periferi .

“Ofrohet i njëjti shërbim si në qendër të Bllokut ashtu edhe në periferi pa qene nevoja të bëjmë atë eksodin tipik që kemi bërë historikisht”.

Në Tiranë përveç pikës së re tek “Kodra e Diellit” do të shtohen edhe dy qendra shëndetësore në Lana-Bregas dhe në zonën e Astirit.

Tv Klan