Pa surpriza gjysmëfinalet e kthimit

Manchester United – Vilareal do te jete çifti finalist i Europa League. Në ndeshjen e kthimit ndaj Romës, Manchester humbi 3-2, por në rezultatin e përgjithshëm ishte ende ne avantazh pas fitores se thelle ne sfidën e parë.

Ndërsa mes Arsenal dhe Villareal, ndeshje e luajtur në Londër nuk pati gola. Spanjollet shkojnë në finale fale fitores 2-1 të ndeshjes, së parë të luajtur në fushën e tyre.

Ndeshja finale e Europa League do të luhet më 26 Maj.

Tv Klan