Qitësja shpreson në rezultate të larta

Manuela Delilaj prej disa vitesh stërvitet në Zvicër. Qitja është një sport që kërkon përgatitje të lartë psikologjike dhe emocionale. Në një intervistë për Tv Klan Delilaj pranon se aktivitetet e zhvilluara në Zvicër i kanë shërbyer shumë në këtë drejtim.

Këtë të dielë do të jetë gara e Manuelës në 10 metra me pistoletë. Delilaj nuk bën premtime, por shpreson të marrë rezultatet e arritura në stërvitje.

Për herë të parë në historinë s qitjes shqiptare, federata botërore e këtij sporti solli një ftesë direkte në emër të Manuela Delilaj për pjesëmarrje në lojërat olimpike.

Rezultatet dhe paraqitja e saj në garat ndërkombëtare, grumbulluan mjaftueshëm pikë për të bindur 3 komisione që ti akordonin delilajt një nga 8 ftesat që jepen për sportistë në mbarë botën.

Tv Klan