Maqedonia e Veriut pritet të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO. Pas ratifikimit në parlamentin maqedonas dhe atë grek të Marrëveshjes së Prespës, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, njoftoi datën e ceremonisë së nënshkrimit të dokumentit për pranimit të Maqedonisë së Veriut.

“Më 6 Shkurt do të shkruajmë historinë: Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e pranimit me Maqedoninë e Veriut, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”.

Protokolli do të nënshkruhet në selinë e NATO-s në Bruksel, në praninë e 29 ambasadorëve të vendeve anëtarë. Pas kësaj, Maqedonia e Veriut do të mund marrë pjesë në të gjitha “formatet kryesore” të këshillit veriatlantik.

Në fazën përfundimtare, Shkupi do të duhet të presë ratifikimin nga parlamentet e 29 vendeve anëtarë, një procedurë që mund të zgjasë rreth 1 vit, sikurse ishte rasti i Malit të Zi.

Vendi i parë që pritet të japë dakordësinë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut është pikërisht Greqia, që ka miratuar amendamentet dhe do të çojë menjëherë në parlament, protokollin e anëtarësimit. Kryeministri grek Aleksis Cipras kërkon ta mbyllë shpejt këtë fazë, përballë rritjes së frymës nacionaliste në vend.

Tv Klan