Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare maqedonase janë të një rendësie të veçantë për fatin këtij shteti në rrugën drejt BE-së. Edhe në kampin shqiptar zhvillohet beteja mes dy koalicioneve atij opozitar VLEN dhe Frontit Evropian të Ali Ahmetit që ka qenë në pushtet deri tani me Lidhjen Social Demokrate Maqedonase. Partisë ose koalicionit të partive fituese do t’i duhen 61 deputetë në Parlamentin e ri për formimin e ekzekutivit të ri.
Dilema tjetër e këtyre zgjedhjeve është ajo nëse do të arrihet të zgjidhet Presidenti i shtetit, pasi për këtë duhet pjesëmarrje të paktën 750.000 votuesve ose 40 për qind e zgjedhësve në total. 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote.
Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale maqedonase, më 24 Prill, rezultuan 49 për qind e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote. Në balotazhin presidencial janë dy kandidatë, fituesja e rundit të parë, Gordana Silanovska-Davkova që fitoi 363.000 vota dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, me 180 mijë vota.
Nëse zgjedhjet presidenciale nuk e kanë korumin e duhur dhe dështojnë, atëherë mandatin partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare do t’ia japë kryetari në detyrë i Kuvendit, Jovan Mitrevski, dhe më pas të nisin procedurat për zgjedhje të reja presidenciale. Procesi zgjedhor zhvillohet në 3.480 vendvotime, ndërsa mbarëvajtja e tyre monitorohen nga 1.300 vëzhgues vendorë dhe 860 të huaj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 