Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Maqo Lakrori:- “Qeveria shqiptare ka qenë jashtëzakonisht aktive, vazhdon të jetë e tillë dhe do vazhdoj të jetë e tillë, në shërbim të zgjidhjes së kësaj çështje, të madhe për të gjithë ne shqiptarët jo vetëm për bashkëatdhetarët tanë në Kosovë. Ne shpresojmë që ajo të nënshkruhet. Angazhimi i faktorit ndërkombëtar është i njohur, në radhë të parë i Natos dhe i SHBA-së dhe ne i konsiderojmë  si faktorë të domosdoshëm, parësor për projektet e maeeveshjes”.

Nato zbret në shqipëri pikërisht në ditën kur në Paris vendoset fati i Kosovës. Forcat ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut, janë përcaktuar nga bashkësia ndërkombëtare si garancia e vetme në Kosovë, ti përmbahen marrveshjes së Rambujesë në tre vitet e ardhshme.

Ekspertët ushtarakë të Natos kanë diskutuar me drejtuesit e ministrisë së mbrojtjes mbi rolin e forcavë të armatosura në lëvizjen e popullsisë civile nga zonat kufitare ku zhvillohen luftime./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame