Jeta e “djalit të artë” që shënoi golin më të bukur të të gjitha kohërave

“Zoti jo perfekt i futbollit, i përjetshëm vetëm në fushë”.

Si çdo talent në futboll, Diego Armando Maradona e nisi karrierën e tij që 16 vjeç. Në 1976, ai luajti si titullar me Argentinos Juniors. Pasi kaloi 5 vite në këtë klub u transferua tek Boca Juniors, por në klubin e tij të zemrës mundi të luante vetëm 1 sezon pasi për të erdhi oferta nga Barcelona. Në Spanjë fitoi një kupë mbreti, një kupë lige dhe një superkupë. Dy vitet e kaluara në Catalunha kaluan shpejt dhe Maradona u kthye në idhullin e të gjithë futbollistëve të kohës, kur në 1984 firmosi për Napolin.

Plot 7 vjet në Serie A, Maradona ishte lojtari më në zë në Itali duke siguruar dy tituj kampion, një Kupë, një kupë UEFA dhe një superkupë.

Maradona e griti flamurin e atdheut të tij në mbarë botën. Veçanërisht në kampionatet botërore, të cilat u kthyen në skenën e tij të preferuar. Në fakt, botërori i 86 është korniza e tij më e mirë.

Paraqitjet e tij me talent dhe dredhi janë shënuar në historinë e futbollit.

Fama, paratë, qenia gjithnjë në qendër të vëmendjes, sollën edhe efektet anësore për futbollistin. Përdorim i narkotikëve, abuzim me shpenzimet dhe shmangie të detyrimeve fiskale e shoqëruar Maradonën deri në vitet e fundit të jetës. Madje raportohet se Maradona i detyrohet shtetit italian rreth 37 milionë euro, 23 prej të cilave si kamatëvonesë për detyrimet e papaguara.

Megjithëse me shumë fëmijë, nga disa marrëdhënie me disa gra, ai kishte një jetë luksoze, kjo edhe falë të ardhurave që gjeneronte pasi emri i tij është reklamë e mirë në çdo kohë.

Por askush nuk do t’i mbajë mend të gjitha këto. Maradona do të ketë gjithnjë idhull i futbollit për argjentinasit dhe thuajse një perëndi për napolitanët.

Diego Armando Maradona ndahet nga jeta pak ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes. Vështirë që bota të ketë një tjetër si ai.

Tv Klan