Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka vendosur për listën përfundimtare për duelin me Finlandën në Ligën e Kombeve.
Maran ka zgjedhur që katër futbollistë ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit “Air Albania”.
Futbollistët e lënë jashtë kësaj sfide janë Samuele Sina, Feta Fetai, Klevi Qefalija dhe mbrojtësi Ysni Ismaili.
Takimi i sotëm ndaj Finlandës është i vlefshëm për raundin e pestë të Ligës së Kombeve. Llogaritë në Grupin C1 janë të hapura, por Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm.
Kuqezinjtë kryesojnë me 9 pikë, të ndjekur nga Finlanda dhe Bjellorusia me nga 7 pikë. Dueli i sotëm, do të jetë vendimtar për të ardhmen në grup.
Ndeshja mes Shqipërië dhe Finlandës do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 
