Një bisedë pozitive dhe konstruktive, kështu e ka përshkruar Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, takimin me ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi.
Të dy diplomatët u takuan në Forumin Rajonal të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, që u mbajt në Malajzi.
Rubio tha se pavarësisht gjithçkaje, të dyja palët pranuan se ka ende shumë çështje për të diskutuar dhe për t’u zgjidhur.
“Mendoj se mund të bashkëpunojmë në disa fusha me Kinën. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe pozitiv. Por kemi ende shumë punë përpara. Ka çështje që duhen zgjidhur dhe kjo është e pritshme, kur flasim për dy fuqi të mëdha botërore si SHBA-ja dhe Kina,” tha Rubio.
Rubio theksoi se edhe në periudha tensioni, komunikimi mes dy vendeve është i domosdoshëm.
“Pavarësisht gjithçkaje, Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të kenë marrëdhënie. Duhet të flasim, të bashkëpunojmë, të ndërtojmë ura. Është e pamundur që ministrat tanë të jashtëm të mos zhvillojnë dialog.”
Sekretari amerikan shtoi se ekziston mundësia që presidenti Donald Trump të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
“Mendoj se të dyja palët e duan këtë takim. Natyrisht, duam që ai të mos jetë vetëm një vizitë formale, por të sjellë rezultate të prekshme. Ka një vullnet të qartë nga të dyja anët. Ndaj mendoj se shanset janë të larta. Nuk kam një datë për ju, por besoj se do të ndodhë.”
Ky takim u zhvillua teksa tensionet mes dy shteteve janë rritur për shkak të politikave tarifore të presidentit Trump ndaj Kinës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
