Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio zhvilloi sot në Vatikan, një vizitë të shkurtër prej rreth 2 orësh e gjysmë, që tërhoqi shumë vëmendje pas përplasjeve në distancë javët e fundit mes Donald Trampit dhe Papa Leonit XIV për konfliktin e Iranit.

Rubio u prit edhe në një takim 45-minutësh nga Papa Leone XIV, që sipas Departamentit të Shtetit ishte miqësore dhe konstruktive.

Pas bisedës me Papën, Rubio zhvilloi edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, duke vulosur kështu vullnetin për bashkëpunim pavarësisht retorikës së ashpër të Shtëpisë së Bardhë.

Ky konsiderohet si takim i një rëndësie jetike për të riparuar krisjen e thellë diplomatike.

TV Klan

/tvklan.al