Këngëtarja e njohur amerikane, Mariah Carey, bëhet pjesë e koleksionit ekskluziv të kukullave Barbie.
Kompania Mattel ka krijuar një kukull të veçantë, e cila i kushtohet artistes dhe karrierës së saj muzikore.
Kukulla është realizuar me veshjen ikonike që Mariah Carey mbante në kopertinën e albumit të saj të Krishtlindjeve, të publikuar në vitin 1994.
Ajo shfaqet me një kostum kadifeje, jakë të bardhë të frymëzuar nga veshja e Babagjyshit, çizme të zeza dhe unazën karakteristike në formë fluture.
E cilësuar nga fansat si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, Carey ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm me këngën “All I Want for Christmas Is You”, e cila ka qëndruar për 22 javë jo të njëpasnjëshme në vendin e parë të klasifikimit amerikan Billboard Hot 100.
Kukulla do të me një pçmim prej 131 dollarësh.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
