Objektivi kryesor i Italisë është vaksinimi i 500 mijë njerëzve çdo ditë për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit

Kryeministri Italian Mario Draghi në një takim me gurvenatorët ka dhënë dritën jeshile se e gjithë Europa do të arrijë imunizimin deri në fund të korrikut.

Kreu i qeverisë italiane ka deklaruar se përhapja e vaksinave shikohet me optimizëm edhe në Itali dhe objektivi kryesor mbetet vaksinimi e gjysmë milioni çdo ditë.

Në fushatën e vaksinimit Italia parashikon që vaksinave për muajin prill do të rritet edhe furnizimi i dozave pasi do të mbërrijnë  mbi 8 milion doza nga Johnson & Johnson. Aktualisht Italia ka në administrim 3 lloje të ndryshme vaksinash Pfizer, Moderna dhe AstraZenca.

Ndërkaq Mario Draghi dhe gruaja e tij kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra-Zeneca për të rritur gjithnjë e më shumë besimin tek popullësia se ajo është efektive edhe sigurt. Ndërkaq 3 milionë Italianë aktualisht kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Vendi po përballet me një valë të tretë të Covid-19 duke detyruar autoritetet që të zgjasin periudhën e izolimit deri në maj. Me më shumë se 12 mijë raste të reja dhe mbi 400 viktima në një ditë, qeveria vendosi të ashpërsojë maksimalisht masat kufizuese edhe pas Pashkës. Italia numëron mbi 3.5 milion të infektuar dhe 108 mijë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Klan News