Mario Meshini nuk është dakord me masën e sigurisë, arrest me burg vendosur nga Gjykata e Tiranës, si një nga personat që dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e Devi Kasmit. Avokati i 25-vjeçarit ka apeluar vendimin dhe kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, në detyrim paraqitje.

Meshini, sipas Prokurorisë, ka nxjerrë në pritë Kasmin, i cili dyshohet se u ekzekutua nga greku Efthimios Efthimiu. Të arrestuar për këtë krim janë edhe Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari. Ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari.

Tv Klan