Një marke britanike e rrobave të banjës, ka krijuar të brendshme speciale për të frymëzuar femrat trans dhe për ti bërë të ndihen me vetëbesim dhe seksi.
Lili Gaff është një projekt i ri në bashkëpunim midis një avokati trans, modelit Lili St. Jerry dhe markës “Swim By Alba.” Lili Gaff është një përzierje najloni mikrofibre e zgjedhur me dorë që ofron butësi, kontroll, komoditet dhe liri për gratë trans që duan të duken më së miri kur veshin rroba banje.
Produkti i ri është një veshje diskrete e dizenjuar për t’u veshur poshtë pantallonave të shkurtra ose rrobave të banjës, si një përpjekje për të lehtësuar zgjedhjen e grave trans kur duan të veshin rroba banje.
Drejtoresha dhe themeluesja e “Swim By Alba”, Albana Janjeva u shpreh me fjalët: “Kur krijova Swim By Alba, unë isha duke dizajnuar rroba banje që të gjitha gratë të ndiheshin të sigurta, të fuqizuara dhe seksi.”/tvklan.al