Edhe pse nga studimet e mëparshme është thënë se çiftet e pasura kanë më shumë qëndrueshmëri në lidhje, duket se kjo nuk vlen edhe për fytyrat e njohura.

Në një hulumtim të bërë nga Fondacioni Martesa, janë analizuar rreth 484 fytyra publike dhe ceremonitë më glamuroze të martesave mes te famshmëve.

Sipas agjencisë The Sun, nga çiftet e famshme të martuara bashkë, më shumë se 50% e tyre u divorcuan para se të kalonin 16 vjet martesë. Në martesat mes njerëzve të thjeshtë shkalla e divorcit është shumë më ulët dhe studimi ka treguar se në 10 martesa, 3 janë që përfundojnë me ndarje.

Në mesin e martesave më të shkurtra mes të famshmëve përfshihet martesa e aktores Carmen Electra me ish yllin e Chicago Bulls, Dennis Rodman në vitin 1998. Kjo martesë kishte zgjatur vetëm nëntë ditë. Menjëherë pas vjen martesa e yllit Kim Kardashian me basketbollistin Kris Humphries, që ishin të martuar për 72 ditë.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se muzikantët ishin ata qe kishin më shumë të ngjarë të thyejnë betimet e tyre të martesës, me një normë divorci prej 69%.

Në vazhdim, janë disa nga martesat më të shkurtra mes yjeve:

Martesa e Britney Spears dhe shokut të saj të fëmijërisë Jason Alexander në vitin 2004, zgjati 55 orë.

Aktorja Carmen Electra dhe ish-ylli i Chicago Bulls, Dennis Rodman në vitin 1998: 9 ditë.

Pamela Anderson dhe Rick Salomon në vitin 2007, martesë 60 ditore.

Ylli Kim Kardashian dhe basketbollisti Kris Humphries, u ndanë për 72 ditë.

Lisa Marie Presley dhe Nicolas Cage në 2011, qëndruan të martuar për 107 ditë.

Aktorja Renée Zellëeger dhe Kenny Chesney në 2005, u divorcuan pas 128 ditësh.

Aktorja Drew Barrymore dhe Tom Green në 2001, martesë 163 ditore.

Sensacioni Jennifer Lopez dhe koreografi Cris Judd në vitin 2002, martesa e tyre zgjati 218 ditë./tvklan.al