Futbolli është i çuditshëm, jo vetëm për atë që dhuron në fushën e lojës. Këtë tablo ndoshta e kemi hasur shpesh, teksa atë që kërkon të prodhojë Martin Braithwaite vështirë se mund të përsëritet.

I larguar vetëm pak javë si futbollist i lirë nga Espanyol, danezi është gati për tu rikthyer sërish në Spanjë, por këtë herë për të blerë aksionet e klubit katalanas. 33-vjeçari, i cili cilësohet ndër futbollistët më të pasur në Botë ka gati ofertën për të marrë presidencën e Espanyol.

Pasi i ndihmoi për tu rikthyer në La Liga me 22 golat e tij, Braithwaite ishte i pakënaqur me atë trajtim që mori nga hierarkia e klubit dhe kjo ishte një nga arsyet e largimit drejt Gremjos.

Ai zotëron një kompani biznesi të pasurive të patundshme në SHBA, një restorant dhe një linjë veshjesh. Nga të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, por edhe paga si futbollist gjatë viteve mund ta lejojnë atë të zotërojë klubin katalanas.

Espanyol aktualisht është në pronësi të kinezëve, teksa në sezonin e ri do limitojë në elitën e futbollit spanjoll.

Klan News