Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në universitete për vitin akademik 2024-2025.

Referuar këtij kalendari nga data 15 deri më 29 Korrik, maturantët do të bëjnë pagesat e tarifave.

Ndërsa nga 30 Korriku e deri më 4 Gusht, përmes aplikimit online bëhet përzgjedhja e 10 programeve të studimit.

Ndër të tjera Ministria e Arsimit thekson se më 29 Gusht aplikantët kanë të drejtën e ankimimit.

Më pas vijon faza më e rëndësishme nga 30 Gushti deri më 13 Shtator, kur  maturantët do të regjistrohen në Institucionet e Arsimit të Lartë, në 7 faza 48 orëshe dhe publikimi i renditjes do të behët në kohë reale.

Nga 14-15 Shtator maturantët kanë të drejtën e çregjistrimit nga raundi i parë në universitet.

Këtë vit rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë, testuan njohuritë e tyre në Provimet e Maturës Shtetërore.

Klan News