Dy sulme kamikaze i marrin jetën 20 personave

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm të dyfishtë me autobomba të ndodhura në një zonë tregtare tejet të populluar të Bagdadit, në Irak.

Dy persona u vetëhodhën në erë në një treg rrobash, në sheshin Tayaran, ndërkohë që ishin në ndjekje nga forcat e sigurisë.

Sulmi i fundit vdekjeprurës në këtë qytet ishte në Janar të 2018-s. Në të njëjtin shesh mbetën të vrarë 35 persona.

Deri më tani, sulmi i kësaj të enjteje nuk është marrë përsipër nga asnjë grup, por dyshimet janë se pas tij fshihet i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Qeveria irakiane shpalli fitoren në luftën kundër ISIS në fund të 2017-s. Megjithatë, celula të fshehta vijojnë që të veprojnë në heshtje në vend, duke operuar kryesisht në zona rurale dhe duke sulmuar forcat e sigurisë./tvklan.al