Policia e Lushnjës ka arrestuar një të ri pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale  “Mashtrim me kredi”.

Në pranga ka rënë  , 22 vjeçari me inicialet A.K, banues në Kolonjë, Lushnje.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim me kredi”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al