24 nëntor 2026 – Është mbledhur sot në kryesinë e Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve ku ndër të tjera, është diskutuar dhe një kërkesë e Partisë Demokratike për zhvillimin e mocionit me debat mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.

Partia Demokratike argumenton se roli i opozitës është dobësuar në Parlament gjithashtu dhe kontrolli parlamentar mbi qeverinë. Opozita i referohet gjetjeve nga raporti ku evidentohen 6 kërkesa të refuzuara për ngritjen e komisioneve hetimore, 11 të tjera për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 4 projektligje që presin shqyrtimin.

Me dakordësi mes palëve, u caktua që mocioni me debat të zhvillohet në seancën plenare të datës 10 dhjetor 2026.

Përveç kësaj pike, palët nuk arritën dakordësi për përcaktimin e projektprogramin e punës së Kuvendit dhe të kalendarit të punimeve për periudhën 7-25 dhjetor 2026 e rrjedhimisht do t’i kalojnë për votim seancës plenare.

/tvklan.al