150 artistë popullorë të 18 grupeve artistikë nga zona të ndryshme të vendit, u bënë bashkë për të sjellë edicionin e 13 të Festivalit Kombëtar të Tipologjisë së Sazeve.

Për 3 netë, grupet muzikore sollën në sheshet e Leskovikut dhe Ersekës, ngjyrat e muzikës popullore përmes instrumentave tradicionalë duke ruajtur në mënyrë autentike këtë trashëgimi të çmuar shpirtërore.

Mjeshtri Fatos Qerimaj vlerësoi kontributin e artistëve që kanë ruajtur dhe përcjellë ndër breza muzikën popullore.

Pjesë e festivalit u bënë edhe artistët e rinj, të cilët po ndjekin dhe vazhdojnë misionin në gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj të muzikës popullore.

Krahas pjesëve me instrumenta, publiku përcolli me shumë emocion edhe vallet e sjella nga valltarët e vjetër dhe të rinj.

Në fund të festivalit, juria vlerësoi grupin e sazeve të Korçës me çmimin “Kabaja më e mirë” dhe çmimin “Selim Leskoviku”.

Tv Klan