Këtë të mërkurë, Tirana u bë qendra e dialogut rajonal, me organizimin e Ministerialit të Korridorit VIII.
Në pallatin e Brigadave, Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali, priti delegacione nga Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, dhe Rumania.
Ministrja Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit, ku foli për rolin e Shqipërisë, si një nyje e besueshme e ketij projekti.
“Sot jemi mbledhur në një moment kur Europa po rivlerëson prioritetet e saj. Zgjerimi është rikthyer në qendër të debatit europian. Zinxhirët e furnizimit po riformësohen dhe lufta është rikthyer në kontinentin tonë. Në këtë mjedis, infrastruktura uk është më neutrale, rrugët, hekururadhet, portet dhe lidhjet energjitike janë asete strategjike. Korridori i VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje-perëndim në Europën Juglindore. Ai nuk është vetëm një project ekonomik dhe integrues, ai është edhe një corridor ndërveprueshmërie”, u shpreh Spiropali.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani tha se ky projekt, ndër të tjera ndihmon dhe në procesin e integrimit të Ballkanit në BE.
“Për italianët Korridori VIII nuk është vetëm zgjedhje teknike, është zgjedhje politike se kjo pjesë e strategjisë tonë për bashkimin e Ballkanit, është përparësi strategjike për qeverinë italiane. Do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të bëheni pjesë e BE. Më 30 mars do të kemi një grup të miqve të Ballkanit për të afirmuar mbështetjen për bashkimin e rajonit”, pohoi Tajani.
Në përfundim të takimit, krerët e delegacioneve nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku riafirmuan angazhimin për bashkëpunim të ngushtë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
Në dokument, Korridori VIII vlerësohet si një bosht strategjik Lindje–Perëndim që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi dhe si një komponent thelbësor i rrjetit TEN-T, duke kontribuar në stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 