Në ditën e 5-të të protestës qytetare, që nisi si lëvizje kundër investimit 4 miliardë euro në zonën e Zvërnecit, protestuesit kanë artikuluar 5 kërkesa të qarta, drejtuar qeverisë, dhe e para është largimi i vetë kësaj të fundit, “Dorëheqjen e qeverisë”.

Katër kërkesat e tjera lidhen me shfuqizimin e ligjeve apo amendimeve ligjore që janë bërë, sipas protestuesve, për t’i hapur rrugën investimeve të tilla pa asnjë transparencë.

-Shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë

-Shfuqizimin e paketës së maleve

-Anulimin e ndryshimeve për ligjin në zonat e mbrojtura

-Anulimin e ndryshimeve për ligjin për trashëgiminë kulturore

Me pankarta kundër të dy forcave të mëdha politike, me thirrje, duartrokitje dhe vargje e këngë patriotike, protestuesit qëndruan poshtë zyrës së kryeministrit për më shumë se 4 orë, duke lajmëruar se do të rikthehen sërish aty nesër për të përsëritur të njëjtat kërkesa e për të rezistuar derisa ato të përmbushen.

Solidaritet me protestuesit në Tiranë kanë treguar edhe të rinjtë në Vlorë dhe Durrës.

Tv Klan

/tvklan.al