U mbajt protesta e studentëve gjatë ditës së sotme më 14 nëntor. Tubimi është shoqëruar me tensione e përplasje që në nisje të saj.
Protestuesit janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Arsimit. Ata dogjën kosha mbeturinash përpara kordonit policor.
Pasi protestuan tek Ministria e Arsimit, protestuesit janë drejtuar për tek Zogu i Zi dhe më pas edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.
Digjen kosha tek Zogu i Zi, bllokohet kryqëzimi tek 21 Dhjetori
Pasi kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë shkatërruar bordurat pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë drejtuar për tek Zogu i Zi.
Edhe në kryqëzimin e Zogut të Zi, kanë djegur kosha të tjera mbeturinash, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.
Më pas, po me tensione është shoqëruar rrugëtimi i protestuesve drejt kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Këtu, studentët dhe qytetatët kanë bllokuar rrugën, në shenjë revolte.
Tentohet të thyhet dera tek Kryesia e Kuvendit
Pasi marshuan në rrugët e Tiranës, dogjën kazanët e mbeturinave dhe bllokuan disa akse, protestuesit janë drejtuar tek Kryeministria.
Akte të dhunës u shënuan edhe pranë godinës së qeverisë. Një nga protestuesit mësohet se ka shkulur një tabelë rruge e me të ka tentuar të thyejë derën pranë Kryesisë së Kuvendit.
/tvklan.al












Botërori 2026 