Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e radhës për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë, proces që po zhvillohet me procedurë të zakonshme.
Kryebashkiaku Veliaj nuk është i pranishëm, por me anë të një deklarate nga paraburgimi kërkon të mbrohet nga avokati Plarent Ndreca.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe të pandehurit e tjerë nuk janë të pranishëm, duke preferuar të përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Por përmes avokatit të saj, Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e seancës duke sjellë një raport leje-lindje për 63 ditë. Ajo kërkoi pezullimin e gjykimit gjatë kësaj kohe, duke pretenduar se për shkak të lindjes nuk mund të kontaktojë me avokatin lirisht dhe për këtë arsye nuk mund të kryejë një mbrojtje efektive.
Kërkesa e saj është kundërshtuar nga prokurorët, të cilët propozuan që procesi për Xoxën të ndahet nga ai i të pandehurve të tjerë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
