Mbahet sot në Bruksel samiti mes krerëve të BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.
Të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Kosta dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen.
Në fokus të samitit do të jetë rëndësia strategjike e marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Udhëheqësit pritet të vlerësojnë progresin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor me BE-në, veçanërisht përmes Planit të Rritjes dhe të diskutojnë se si ta çojnë atë më tej.
/tvklan.al












Botërori 2026 