E kthyer tashmë në traditë, me pjesëmarrës nga shumë vende të rajonit, në Shirokë u organizua kompeticioni i 13-të i ‘Triathlon Labeat’, që përfshin tre kategori sportive, çiklizëm, not dhe vrapim.

Për organizatorët qëllimi i eventeve të tilla është përhapja e turizmit sportiv.

Pjesëmarrësit e shohin këtë event edhe si një mundësi për t’u marrë me sport.

I gjithë aktiviteti u organizua në zonën turistike Shirokë-Zogaj, ku përveç sportit pjesëmarrës të shumtë shfaqën interes edhe për liqenin dhe bukuritë natyrore të kësaj zone.

Tv Klan