Etrit Berisha, ia doli të mbajë portën të paprekur në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës.

Pas ndeshjes, portieri foli për Tv Klan, ku deklaroi se Kombëtarja ka një ekip solid dhe është e vështirë t’i shënosh.

Sipas tij, vendimtare nuk janë vetëm ndërhyrjet, por edhe fokusi që duhet të jetë në ndeshje.

“Edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Finlandës e nisëm ndeshjen. Kartoni i kuq i ndryshoi gjërat. Ne e dimë që kemi një ekip shumë të mirë. Punojmë së bashku për të arritur diçka të rëndësishme, për të bërë një ndeshje të bukur si kjo e sotmja.

Rëndësi tani ka që nuk pësuam gol. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe ndeshjen tjetër Jemi një ekip që duam të rritemi. Në këto ndeshje, nuk janë gjithmonë ndërhyrjet vendimtare ato që shpëtojnë ekipin, por ka rëndësi që të mbajmë ekipin të fokusuar. Ne e dimë që jemi ekip solid. Është e vështirë që ekipet e tjera të na shënojnë. Ndoshta në 10 minutat e fundit mund të bënim më mirë, por ishim me një lojtar më shumë dhe e kishim rezultatin në favor”, deklaroi Berisha.

/tvklan.al