Kylian Mbappe do të bëhet aksioneri kryesor i klubit të futbollit Caen në Francë. Mediat kryesore në këtë vend shkruajnë se sulmuesi i përfaqësueses franceze dhe Real Madrid do të investojë në skuadrën e ligës së dytë.

Shuma për 80% të aksioneve të Caen do të jetë rreth 20 milion euro që zotëron nga fondi amerikan i investimeve Oaktree prej vitit 2020 pak pasi ekipi zbriti nga elita e futbollit francez. Brenda javës pritet që gjithçka të konkretizohet.

Pritet që drejtimin e klubit ta marrë Ziad Hammoud, drejtori i përgjithshëm i kompanisë që kujdeset për të drejtat e imazhit të Kylian Mbappe. Caen arritjen më të madhe e ka në sezonin 2004-2005 kur fitoi Kupën e Ligës së Francës.

Tv Klan