Sipas mediave spanjolle, Kylian Mbappé është duke prodhuar një dokumentar për jetën e tij mbi muajt e fundit, të cilët kanë qënë të ngarkuar për kapitenin e kombëtares së Francës.

Njoftimi i vendimit për t’u larguar nga Paris Saint-Germain, udhëheqja e kombëtares së tij në një turne ndërkombëtare për herë të parë dhe përmbushja e një ëndrre fëmijërie duke iu bashkuar Real Madridit, janë të gjitha momente të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

Pas një periudhe kaq të rëndësishme të jetës së tij, 25-vjeçari ka marrë vendimin të prodhojë një dokumentar në mënyrë që i gjithë publiku të kuptojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, presionin e madh që ka patur dhe dëshirën për të qënë një shembull për brezat e ardhshëm, duke u pozicionuar edhe në çështjet sociale.

Projekti drejtohet nga një producent francez, shumë i afërt me familjen Mbappé dhe pritet të publikohet së shpejti. Mbappé e bëri debutimin e tij me Real Madrid në finalen e Superkupës së UEFA-s kundër Atalantës. Madridi e fitoi ndeshjen 2-0 dhe sulmuesi shënoi një gol.

Tv Klan