Familja e sulmuesit francez ka parë disa alternative gjatë vizitës në Madrid

Kalimi i Kilian Mbapesë te Real Madridi ka kriteret e veta për t’u plotësuar. Kampioni francez e ka vendosur largimin nga PSG e është gati që të nisë aventurën e re me fanellën e “Los Blancos”, duke realizuar kështu një ëndërr të vjetër. Kapitenit të Francës i duhet një shtëpi luksoze për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll.
Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, familja e 25 vjeçarit ka vizituar 10 ditë më parë gjatë vizitës në Madrid disa agjenci imobiliare për të parë alternativat për banesën e re.

Krahasuar me fillimin e viteve 2000, futbollistët priren të largohen nga qendra sportive “Valdebebas”, që të shmangin sytë kureshtarë, mikrofonat dhe mediat. Për yjet madrilenë çmimi është çështje dytësore.
Sipas gazetës italiane, Mbape mund të shpenzojë nga 12 deri në 16 mln euro për një banesë në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Por si praktikë është marrja me qera e shtëpisë, që nis nga 25 mijë deri në 35 mijë euro në muaj, në mënyrë që të mësohen me lagjen, e më pas bëjnë investimin final.

Klan News

/tvklan.al