Reali i Madridit raportohet se është i pakënaqur me mënyrën se si Franca menaxhoi dëmtimin e Kylian Mbappe gjatë grumbullimit të fundit.
Sipas raportimeve franceze, Mbappe mbërriti në seancën stërvitore me shqetësime në gjurin e majtë dhe Reali informoi stafin mjekësor francez për problemin. Pavarësisht kësaj, sulmuesi u aktivizua titullar ndaj Turqisë.
Mbappe u detyrua të largohej në minutën e 59-të, pasi kishte shënuar golin e fitores për Francën.
Reali konfirmoi më pas se 27-vjeçari kishte pësuar një problme në gjurin e majtë, ndërsa raportimet e para flisnin për një mungesë prej dy deri në tre javësh.
Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, e riktheu Mbappe-në në Madrid për të vijuar rikuperimin nën mbikëqyrjen e klubit.
Një ditë para udhëtimit në Turqi, Franca kishte liruar edhe Ibrahima Konate, i cili kishte dhimbje në gjurin e djathtë.
Reali përballet tani me një kalendar të ngjeshur në Champions League dhe La Liga, përpara “El Clasico”-s së parë të sezonit ndaj Barcelonës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
